⁃ NDËRTIME TË ULËTA DHE TË LARTA ⁃
⁃ INFORMACION RRETH KOMPANISE ⁃
Kompania KORBEN është një biznes me përvojë shumëvjeçare që operon me sukses në treg që prej vitit 2009. Gjatë viteve të para, fokusi ynë ka qenë në renovime, fasadime dhe lyerje, ndërsa me kalimin e kohës kemi zgjeruar aktivitetin tonë duke ofruar shërbime të plota në ndërtimin e shtëpive, banesave, si dhe punime infrastrukturore, përfshirë asfaltim dhe ndërtim trotuarësh.
Puna jonë bazohet në përkushtim, cilësi dhe profesionalizëm. Çdo projekt trajtohet me vëmendje ndaj detajeve dhe me synimin për të tejkaluar pritshmëritë e klientëve tanë. Për ne, bashkëpunimi afatgjatë dhe besimi janë vlerat themelore që garantojnë suksesin në çdo ndërtim.
Me një staf të kualifikuar dhe përvojë të konsoliduar, KORBEN ofron zgjidhje estetike dhe funksionale, që përmbushin standardet më të larta të cilësisë, sigurisë, dhe efikasitetit. Ne jemi të përkushtuar të ruajmë gjithmonë fokusin tonë kryesor: kënaqësinë e klientit.